Patrullim, sulm kundërshtarit dhe evakuim i të plagosurve/ Xhaçka poston videon gjatë stërvitjes së Forcave të Armatosura

16/12/2020 11:07

Ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka ka postuar një video nga Forcat e Armatosura teksa që po stërviteshin trupat e batalionit të III të këmbësorisë në Poshnje.

Ministrja garanton se kapacitetet e FA janë prioritet, dhe pavarësisht pandemisë trupat e FA testojnë aftësitë në elementë të ndryshëm të operacioneve.

“Kapacitetet dhe operacionaliteti i Forcave të Armatosura janë prioritet, pavarësisht kufizimeve të pandemisë. Trupat e batalionit të III të këmbësorisë në Poshnje testuan aftësitë në elementë të ndryshëm të operacioneve në mbështetje të paqes, që nga patrullimi në terrene të thyera, përgjigjja ndaj sulmit të kundërshtarit, e deri te evakuimi i të plagosurve dhe dhënia e ndihmës së parë.” shkruan Olta Xhaçka.

Top Channel