Pandemia, pikë kthese/ Ekspertët: Vaksina, arma kyçe. Në SHBA pritet të miratohet edhe Moderna

16/12/2020 01:47

Të hënën, punonjësit e kujdesit shëndetësor ishin të parët që morën dozat e vaksinës së kundër koronavirusit të miratuar në SHBA.

Kjo sinjalizon atë që autoritetet shëndetësore e quajnë një pikë kthese të rëndësishme në luftën kundër virusit, i cili ka marrë më shumë se 300 mijë jetë njerëzish në këtë vend që prej fillimit të pandemisë.

Vaksinat vijnë në një kohë kritike, kur vdekjet po shtohen e sëmundja vazhdon të mbingarkojë spitalet e të shkatërrojë ekonominë e vendit. Por sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Alex Azar thotë se shpresat po ndizen duke iu referuar dërgesave të para të vaksinës së Pfizer-it, planifikuar për t’u shpërndarë në 636 pika të ndryshme në të gjithë vendin si dhe një vaksine të dytë që pritet të miratohet nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave gjatë kësaj jave, ndoshta të premten.

Fushata e imunizimit masiv nisi me ato grupe që konsiderohen në rrezik të lartë për t’u infektuar, siç janë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe banorët e azileve.

Vaksinimet për publikun e gjerë nuk pritet të fillojnë deri në fund të pranverës së vitit 2021. Kjo, sipas ekspertëve, është një kohë e mjaftueshme për të bindur skeptikët. Së shpejti në SHBA pritet të aprovohet edhe një vaksinë, ajo e Modernas, e cila gjithashtu është cilësuar e sigurtë dhe 94% efikase.

Top Channel