“I kam ndjekur me vëmendje nga mediat protestat dhe e kam ndjerë edhe në Prishtinë revoltën e të rinjve në Tiranë e qytete të tjera të Shqipërisë.

Thirrja “Drejtësi për Klodianin” ka bërë jehonë kudo mes shqiptarëve. Ata që janë në majën e pushtetit politik e shtetëror, biznesor e mediatik, tani kanë momentin e fundit që të kuptojnë se shumëçka që është bërë gabim deri më sot, ka prodhuar zhgënjim të madh.

Janë zhgënjyer qytetarët tanë, rinia jonë, siç janë zhgënjyer edhe partnerët ndërkombëtarë që kanë interes në forcimin e shqiptarëve. Revolta rinore mund të mos ketë patur fjalime të sofistikuara mirëpo ajo foli e po flet qartë”, tha Kurti. Ai shtoi se në Kosovë gjithashtu janë në të njëjtën pikë, por gjendja nuk po shpërthen sepse ka ende një shpresë.

Kosova aktualisht është përpara një ngërçi të madh, pasi nuk ka ende gatishmëri politike për të diskutuar rreth emrit të presidentit të ri. Nëse nuk arrihet një konsensus për presidentin, opsioni tjetër janë zgjedhjet.

Top Channel