Mbi 1.6 milion fëmijë amerikanë janë infektuar nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë

16/12/2020 11:15

Pothuajse 180,000 fëmijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u diagnostikuan me koronavirus në periudhën 26 nëntor deri më 10 dhjetor, duke shkuar në total mbi 1.6 milion raste që nga fillimi i pandemisë.

Sipas  Akademisë Amerikane të Pediatrisë, fëmijët përbëjnë pak më shumë se 12% të të gjitha rasteve Covid-19 në shtetet që raportojnë rastet sipas moshës.

Studiuesit vunë në dukje se kishte një rritje prej 23% të infektimeve të fëmijëve me koronavirus gjatë kësaj periudhe. Këto data përfshijnë fundjavën e Ditës së Falënderimeve, në të cilën mbi 4 milion njerëz udhëtuan për pushime.

Megjithatë, rastet e rënda janë relativisht të rralla tek fëmijët. Midis 0.2% dhe 4.4% të të gjithë fëmijëve me Covid-19 përfunduan në spital dhe fëmijët përbënin vetëm 0.21% të të gjitha vdekjeve nga Covid-19. Pesëmbëdhjetë shtete nuk raportuan asnjë vdekje fëmijësh në këtë periudhë.

Akademia tha se ekziston ende një nevojë urgjente për të mbledhur më shumë të dhëna mbi ndikimet afatgjata të pandemisë tek fëmijët, përfshirë mënyrën se si Covid-19 ndikon tek ata fizikisht dhe mendërisht.

Numërimi i ratseve nuk është i plotë, sepse jo të gjitha shtetet raportojnë të dhëna në të njëjtën mënyrë. Këto numra vijnë nga 49 shtete, New York City, District of Columbia, Porto Rico dhe Guam.

“Edhe në mesin e fëmijëve dhe adoleshentëve, takimi me njerëz me Covid-19 dhe pjesëmarrja në mbledhje me njerëz jashtë familjes së tyre mund të shtojë rastet pozitive”- thotë  një studim i ri.

Megjithatë, lëvizja me maska dhe distancimi social mund të parandalojë përhapjen e Covid-19, sipas studimit të botuar nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Studiuesit gjithashtu zbuluan se midis të gjithë fëmijëve dhe adoleshentëve të cilët rezultuan pozitivë për Covid-19, 69% raportuan se kishin qenë në kontakt të ngushtë me dikë që kishte sëmundjen.

Burimi: CNN

Top Channel