Huthit konfiskojnë shtëpinë dhe zyrën e nobelistes, Tawakkol Karman

16/12/2020 10:19
Laureatja e Çmimit Nobel për Paqe, Tawakkol Karman

Laureatja e Çmimit Nobel për Paqe, Tawakkol Karman, njofti se shtëpia dhe zyra e saj në kryeqytetin e Jemenit, Sana është konfiskuar nga ana e Huthive.

Karman në deklaratën e bërë nga Facebook, tha se shtëpia dhe zyra e saj në lagjen Ez-Ziraa në Sana është konfiskuar nga Huthitë para disa ditësh dhe se sendet e saj ishin plaçkitur. Ajo i cilësoi si “hajdutë dhe banditë” Huthitë.

Sipas Anadolu Agency, Karman tha se lufta e popullit jemenas kundër Huthive dhe koalicionit “Arabia Saudite-Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA)” nuk është një luftë personale, por një luftë atdheu për liri.

Ndërkohë, nga ana e Huthive nuk është dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me pretendimet e Karman.

Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët Huthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur një koalicion ushtarak i udhëhequr nga sauditët nisi një fushatë shkatërruese ajrore që synonte të rikthente territoret e pushtuara nga Huthit.

Dhjetëra mijëra jemenas, përfshirë civilë, besohet se janë vrarë në konflikt, i cili ka çuar në krizën më të keqe humanitare në botë, pasi miliona njerëz përballen me rrezikun e urisë.

Top Channel