Stuhia Benjamin përshkon Evropën Perëndimore/ Përmbytje, dëme të shumta dhe një vdekje në Korsikë
Oligarku rus në qendër të betejës më të madhe të divorcit që ka parë ndonjëherë Britania, ishte lidhur prej kohësh me një mbretëreshë bukurie që ka pothuajse gjysmën e moshës së tij, me të cilën tani ka lidhur kurorë e ka dhe tre fëmijë.
Detajet e lidhjes së pretenduar të dashurisë mes Farkhad Akhmedov, 64 vjeç dhe bjondes mahnitëse, Anna Adamova, 37, u zbuluan nga djali i tij Temur Akhmedov në një deklaratë të paraqitur në Gjykatën e Lartë të Londrës. Temur po lufton në gjyq në krah të të ëmës, 48 vjecares Tatiana Akhmedova, e cila pretendon se lidhja e të shoqit me Missin ka nisur që gjatë kohës kur ata ishin të martuar, ndërsa thotë gjithashtu se ai e fshehu të vërtetën e pasurisë së vet gjigante, në mënyrë që bashkëshortja të mos merrte 453 milionë paundët që pretendonte.
Akhmedova siguroi marrëveshjen më të madhe në Angli në 2016-tën kur përfundoi martesa 27 vjecare me miliarderin. Temur pretendon se e ëma u tërbua kur mësoi jo vetëm për lidhjen e tij afatgjatë me Missin, por edhe për faktin që prej disa muajsh kishte ardhur në jetë fëmija I tyre I parë. Oligarku e ka sfiduar në gjyq të shoqen për gati gjysmën e pasurisë që ajo ka marrë prej tij, ndërsa saga e procesit të tyre gjyqësor, vazhdon.
Top Channel