FOTO/ Ka një rrugë në qiell… Zbulohet “autostrada” kozmike

16/12/2020 20:12

Struktura të padukshme për syrin e njeriut, e të gjeneruara nga ndërveprimet gravitacionale në Sistemin Diellor kanë krijuar në kozmos një rrjet “autostradash hapësinore”, thonë astronomët.

Këto lloj kanalesh mundësojnë udhëtimin e shpejtë të objekteve nëpër hapësirë dhe mund të shfrytëzohen, sipas ekspertëve, për qëllimet tona eksploruese të kozmosit si dhe studimin e kometave dhe asteroideve. Duke aplikuar analiza si mbi të dhënat e përftuara prej vëzhgimit, ashtu dhe nga ato të simulimit, një ekip studiuesish të udhëhequr nga Nataša Todorović vunë re se këto autostrada kozmike, përbëhen nga një seri harqesh të lidhur brenda strukturave të padukshme, të cilat shkencëtarët i kanë quajtur “kolektorë hapësinorë”.

Secili planet gjeneron kolektorin e tij, dhe së bashku, krijojnë atë që studiuesit e kanë pagëzuar “një autostradë gjigante qiellore”. Gjetja e strukturave të fshehta në hapësirë nuk është e lehtë, por studiuesit u fokusuan më shumë tek trupat e lëvizshëm, sidomos kometat dhe asteroidët, për të zbuluar siç thonë, se ka dhe disa rrugë më të shpejta kalimi brenda sistemit tonë diellor.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA