Durrës, po lëviznin në kahe të ndryshme/ Toyota përplaset me Benzin, përfundon mbi rrethrrotullim

16/12/2020 10:45

Një aksident automobilistik ka ndodhur në afërsi të Urës së Dajlanit në Durrës.

Një automjet tip Toyota është përplasur me një automjet tip Benz që lëviznin në kahe të ndryshme. Goditja ka qenë e fortë, por pa pasoja për jetën e drejtuesve të dy automjeteve, të cilët janë dërguar në spital për kontroll mjekësor.

Si rezultat i përplasjes, mjeti Toyota ka përfunduar mbi rrethrrotullimin që ndodhet në hyrje të Shkozetit.

Top Channel