18 të dyshuar të lidhur me organizatën terroriste DEASH u arrestuan mëngjesin e sotëm në një operacion kundër grupit terrorist në Stamboll.

Ekipet e policore të Departamentit të antiterrorizmit të Stambollit filluan hetimet për të deshifruar aktivitetet e organizatës terroriste DEASH.

Pas hetimeve u bastisën disa adresa në të gjithë qytetin. Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in grup terrorist.

Vendi është sulmuar shumë herë nga terroristët e DEASH-it, ku 315 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën në të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura.

Si përgjigje, Turqia nisi operacione anti-terroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.

Top Channel