Alimehmeti në Open: Agjencia Evropiane “EMA”, e ka ofruar vaksinën kundër Covid-19 për në 21 dhjetor

16/12/2020 22:20

Një hartë e The Economist tregon se vaksina do vijë në vendin tonë në prill 2022.

Kjo ka shkaktuar një debat në opinionin publik. Edhe në Open në Top Channel po diskutohet për momentin kur pritet të mbërrijë vaksina në Shqipëri.

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti tha se vendet që tani e kanë siguruar vaksinën janë vendet të pasura me ekonomi të fortë.

“Një i pasur dhe një i varfër nuk janë të barabartë në shëndetësi. Një i pasur normalisht ka më shumë akses. Agjencia Evropiane “EMA” e ka ofruar vaksinën kundër Covid-19 për 21 dhjetor, pas mbledhjes do të shohim se si do të ecë. Jo të gjithë vendet e varfra nuk mund të ecin në të njëjtin ritëm me vendet e pasura.Do të tregojmë datën se kur do të vijë”- tha Alimehmeti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA