Qarku Korçë – Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Korçës për shkak se janë kapur duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm.

Sipas policisë janë arrestuar shtetasve G. D., 36 vjeç dhe A. J., 23 vjeç, banues në Pogradec. Shtetasi A. J., në momentin kur Policia po ushtronte kontroll ndaj tij, ka tentuar të largohet, por menjëherë është kapur dhe ndaluar.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

U kapën duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas.

Njëri prej të arrestuarve nuk iu bind urdhrit të Policisë dhe tentoi të largohej, por u kap dhe ndalua.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një rast tjetër të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve G. D., 36 vjeç dhe A. J., 23 vjeç, banues në Pogradec.

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Hudënisht, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin fuoristradë tip “Benz”, të cilin e drejtonte shtetasi G. D., shtatë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Shtetasi A. J., në momentin kur Policia po ushtronte kontroll ndaj tij, ka tentuar të largohet, por menjëherë është kapur dhe ndaluar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Top Channel