Shqipëria 10 vite nga liberalizimi i vizave/ Soreca: I lumtur që kemi kontribuar në këtë ngjarje historike

15/12/2020 13:44

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca ka shpërndarë mesazhin e Delegacionit të BE-së në vendit tonë, ku thuhet “15 dhjetori i vitit 2010 ishte një ditë historike për Shqipërinë me vendimin për liberalizimin e vizave për të gjithë shqiptarët që udhëtojnë drejt zonës Shengen.

Sot shënohen 10 vite nga dita e rëndësishme kur 50 pasagjerët e parë udhëtuan drejt Brukselit pa viza.

” I nderuar që kam kontribuar në liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë 10 vjet më parë. Emocionet e shqiptarëve të rinj dhe të moshuar që hyjnë në Bashkimin Evropian për herë të parë pa vizë do të qëndrojnë gjithmonë në kujtesën time. Pasi të kapërcehet pandemia, të gjithë qytetarët do të përfitojnë plotësisht përsëri nga udhëtimi falas”, shkruan Soreca.

Top Channel