Protestat për vrasjen e Klodian Rashës/ Gjylameti në “Open”: U përdorën fëmijët për të ardhur në pushtet përmes dhunës

15/12/2020 21:35

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ishte e ftuar në “Open” ditën e sotme, për të folur rreth protestave të mbajtura ditët e fundit për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha.

Gjylameti shprehet se protesta është keqpërdorur dhe është politizuar. Ajo tha në Open se protesta u shua pas reagimit të ambasadores Juri Kim.

Gjylameti: Pse u shuan protestat? Kjo erdhi pasi kishte një reagim të ambasadores së SHBA-së në Shqipëri, Juri Kim. Pas një komunikimi të ambasadores dhe Monika Kryemadhit protesta u shua.

Ajo që është fatkeqësi është se edhe me këto protestë u tentua të përdorej, të politizohej vrasja e Klodian Rashës.

Mjafton këto ditë të protestës për të kujtuar 97’, që ata sot Kryeministri i ka përmendur me emër, të tentojnë të krijojnë një kauzë për të ardhur sot në qeveri.

Edhe deklarata e Kryemadhit pas bisedës me Kim, për pagesat që bëheshin drejt fëmijëve, që tha që e kishte ngritur si shqetësim Kim.

Ajo çka pam ishte fëmijë që e tejkaluan në këtë protestë. Pse proteston një 14-vjeçar? Një 14-vjeçar nuk proteston dhe nuk sulmon institucione përkatëse. Ata të rinj janë keqpërdorur nga politika. Plani ishte përdorimi i adoleshentëve sepse ato nuk i kap ligji.

Këta të rinj duke ardhur nga situata të caktuara janë keqpërdorur.

Keqpërdorimi ose përdorimi i vrasjes së Klodian Rashës, i dha një indicie për të vazhduar më tutje, për të ardhur në pushtet përmes dhunës. E kemi parë edhe më parë, ndër vite. Fatkeqësia më e madhe në këtë rast, u përdorën fëmijët.

Top Channel