‘Policia e shtetit është përdhunuar jo dhunuar’/ Rama: Efektivët ndjenin peshën e keqardhjes…

15/12/2020 13:06

“Policia e shtetit është përdhunuar jo dhunuar” kështu është shprehur kryeministri Edi Rama për protestat e bëra nga qytetarë të shumtë për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie.

Sipas Ramës natën e parë të protestës policia e Shtetit ndiente peshën e keqardhjes dhe qëllimisht nuk kishte ndërhyrë.

“Policia e shtetit është përdhunuar jo dhunuar. Para kryeministrisë. E keni parë vetë. Jam ndjerë shumë keq për policinë atë natë. Kam kuptuar shpjegimin e bërë. Atë natë policia e shtetit ishte e qëllimshme në lajmin e atij përdhunimi se ndjente peshën e keqardhjes të asaj që kishte ndodhur si pasojë e aktit të një polici. Qëndroi atje para, Bjerini çuna sa të keni fuqi.”

Top Channel