Gati në Elbasan “Covid 5”/ Do hapen 5 spitale rajonale për të sëmurët covid, 600 shtretër

15/12/2020 15:14

Në kuadër të strategjisë të Ministrisë së Shëndetësisë për përballimin e situatës së shkaktuar nga Covid-19, përgjatë muajve të vjeshtës dhe të dimrit është hapur në Elbasan pavioni Covid 5, i pozicionuar pranë Spitalit Rajonal të Elbasanit.

Janë 81 shtretër kapaciteti i këtij pavioni dhe 25 persona personel shëndetësor të cilët do ti shërbejnë të prekurve nga Covid 19, jo vetëm nga Qarku i Elbasanit por edhe nga rrethe te tjera të vendit, bazuar në nevojat e Ministrishë së Shëndetësisë deri në hapjen e pavioneve covid edhe ne keto rrethe.

Do të jenë gjithsej 5 rrethe të cilat do të pajisen me pavionë përkatëse të covid 19, përkatësisht në Korçë, Durrës, Vlorë dhe Shkodër. 600 shtretër parashikohet të jetë kapaciteti i tyre vetëm në rrethe.

Këto spitale janë bërë gati tashme me investimet e nevojshme për të kuruar të sëmurët e prekur me Covid 19. Në të 81 shtretërit e këtij spitali është investuar gjithashtu edhe ne paisjet respiratore, dhe gjithashtu është trajnuar personeli shëndetësor. Por problem sidomos për spitalin rajonal të Elbasanit mbeten burimet njerëzore. Të cilat Ministria e shëndetësisë tha se do të jetë në kujdes të vazhdueshëm.

Ministria e Shëndetësisë theksoi gjithashtu se situata në spitale aktualisht është e qëndrueshme, por kërkoi nga qytetarët që përpos ruajtjes rigoroze të masave të sigurisë, të mos neglizhojnë këshillimin e specializuar tek mjeku i familjes, apo në pavionet përkatëse të Covid.

Top Channel