Pas 6 ditësh, protesta për vrasjen e Klodian Rashës duket se ka përfunduar. Në Open në Top Channel kjo është tema e diskutimit.

Analisti Ergys Mërtiri u shpreh kundër idesë se pas kësaj proteste ishte opozita. Ai tha kishte shumë të rinj, por pjesa më e madhe e protestuesve ishin studentët që kanë protestuar në dhjetor të 2018 dhe protestues të Teatrit.

“Unë isha aty. Ka pasur mbështetës të opozitës, patjetër por kjo nuk do të thotë se opozita është pas këtyre protestave. Aty ka pasur studentë që kanë protestuar në dhjetor të 2018 dhe protestues nga protesta e Teatrit. Pra një pjesë aktive e shoqërisë që reagon.

Për dhunën, mendoj se është inciuar nga policia. Fillimisht u djeg pema në mënyrë simbolike. Nuk u prek asnjë polic rrugor, asnjë roje të kryeministria. Kur u vendos kordoni dhe u afrua me protesuesit shpërtheu konfrontimi. Ajo ishte turmë. Nuk ndodh një asnjë vend të botës që turma të jetë racionale”- tha Mërtiri.

Top Channel