Open/ Frrok Çupi: Protestat, projekt politik! Mos të bëjmë sikur se kemi parë që në bulevard janë vrarë njerëz!

15/12/2020 21:22

Në ditën e 7 të protestave për vrasjen e Klodianit Rasha , duket se gjendja është qetësuar dhe po shkon drejt shuarjes.

Në Open, analistët po diskutojnë për këto protesta dhe përdorjen e tyre nga politika.

Frrok Çupi tha se: Protesta është një prolog i djegjes së vendit përsëri, politika që kishte hyrë në dhimbjen e një vdekje, vrasje, kishte për qëllim revolucion zgjedhje përmes dhunës, ishte lëvizje majtiste ekstreme, ku do sulmoheshin bizneset e që të fundosej politika që ka kryer korrupsion gjatë këtyre viteve.

Ishte projekt politik, vetë SHBA i vuri emrin. Mos të bëjmë sikur se kemi parë që në bulevard janë vrarë njerëz, në Gërdëc, Kuçovë, Vlorë, janë ekzekutuar liderë të opozitës në të shkuarën.

Aty u përplasën dy kultura dhuna me qytetarinë, si dhe dy pushtete, një të rënë me kapitale financiare dhe një qeveri legale që akuzohet e përflitet dhe kjo për korrupsion.

Kjo do ishte shkatërrimtar për vendin, përplasja e këtyre të dyjave.

Agim Nesho: E shikoj si protestë të ligjshme , që buronte nga pasiguria e njërëzve që jetojnë në një regjim të pasigurt. Ishte revoltë e të rinjve. Nëse ne e ndalojmë protestën, që këtu kanë faj dhe ndërkombëtarët, ky ishte një precedent që tregoi se njerëzit kanë pasiguri. Ishte përgjigje ndaj autoritarizmit. Kjo nëse përpiqet të kontrollohet do ketë pasoja më vonë.Forcat politike duhet ta mbështesnin, këtë protestë.

Top Channel