Murrizi në Top Talk: Stop përdorimit politik të vrasjes së 25 vjeçarit. Drejtësia të zbardhë të vërtetën

15/12/2020 19:25
Myslim Murrizi

Ditën e sotme, i ftuar në studion e emisionit “Top Talk” ishte Myslim Murrizi, i cili foli rreth çështjes së vrasjes së Klodian Rashës, vizitën e Ramës tek familjarët e 25-vjeçarit dhe dorëheqjen e ministrit Lleshi.

Ai tha se Kryeministri Rama shkon në familjen e Klodian Rashës për të treguar se ndihet fajtor dhe se kjo është një gjë e tepërt dhe se askush nuk duhet të marrë përsipër blerjen e dhimbjes së kësaj fatkeqësie të kësaj familjeje.

 “Unë ndaj qëndrimin e njëjtë me pjesën tjetër shqiptare, të indinjuar nga një vrasje e një të riu nga një punonjës i shtetit që paguhet nga taksat qytetare shqiptare për të siguruar qytetarët e vendit të tij, ku kurrë nuk e kam çuar ndërmend të bëj politikë me këto fatkeqësi në këtë vend. Nuk duhet askush të marrë përsipër që të blejnë dhimbjen e kësaj fatkeqësie të kësaj familje për qëllime të ndryshme. Drejtësia duhet të bëjë punën e saj të zbardhë të vërtetën për të qetësuar edhe shpirtin e të ndjerit edhe familjarët. Rama shkon për të treguar se ndihet fajtor dhe për mua është çdo gjë e tepërt. Nuk ka pse Rama të shkojë dhe tu thojë atyre me idenë që të kërkojnë të kundërtën që thonë se e vrau Rama, politika dhe shteti. Sipas meje është një djal i arrestuar në paraburgim, ku po e heton prokuroria dhe e ka vrarë një polic shteti. Arroganca e Ramës që nga marsi me vkm facebook dhe lajmërime në chat, ku thotë se unë të hënën, të martën dhe të mërkurën do ju fus në burg dhe të premten dilni padite, është një tallje dhe vala e parë e shpërthimit të të rinjve ishte shenjë revolte e gjithë arrogancës së shtetit, sepse në protest nuk pat asnjë fytyrë politike, kjo protest për mua ishte protestë mllefi shpirtëror i akumuluar nga arroganca, ku është një mllef jo vetëm i rinisë shqiptare, por i të gjithë Shqipërisë. Para se Lleshi të jepte dorëheqjen, ku kam replikuar disa herë në sallë të Kuvendit me të për problemet e rendit, por unë kam thënë që Lleshi duhet të japë dorëheqjen në shenjë morale. Përgjegjësia morale është e Ramës që heziton të shkarkojë zinxhirin komandues deri tek polici që drejtësia të bëjë punën e tij”, tha Murrizi.

Top Channel