Krishtlindje ndryshe, Andrea Bocelli këndon me vajzën

15/12/2020 22:54

Të Dielën e Pashkëve, nga Katedralja e Duomos, Andrea Bocelli I dërgoi një lutje botës në mesin e pandemisë së koronavirusit. Ishte pikërisht ajo që i duhej njerëzve gjatë një kohe kaq të zymtë: Koncerti i Pashkëve i tenorit të famshëm, mori gati 28 milion klikime  në vetëm 24 orë.

Tani, teksa shumë njerëz në mbarë botën vajtojnë humbjen e njërëzve të dashur, e shumë të tjerë përgatiten t`i kalojnë pushimet larg familjes, Bocelli shpreson që muzika, edhe një herë, t`u sjellë pak “optimizën e shpresë” njerëzvë që kanë aq shumë nevojë për to. Në 12 dhjetor, me ndihmën e vajzës së tij 8 vjecare, Virginia, ai organizoi një tjetër event të vecantë, koncertin “Beso tek Krishtlindjet. Gjatë koncertit, tenori I madh interpretoi këngë nga albumi i tij i ri, Believe, dhe të tjera klasike si “White Christmas” e “Amazing Grace”, ndërsa për një “Hallelujah” të fuqishme iu bashkua edhe vogëlushja e tij. “ Vuajtja është ajo që na bashkon të gjithëve sot në mesin e pandemisë”, shkroi Bocelli në një postim të fundit në Instagram, ku shihet në skenë në krah të vajzës.

Top Channel