Kreshnik Spahiu plas ‘bombën’ në Open: Ka përgjime të opozitës se ajo ka organizuar veprimet në protesta. Tre sms i kam parë vetë

15/12/2020 21:54

Kreshnik Spahiu bëri një deklaratë të fortë në Open, ku tha se opozita ka organizuar veprime dhe skenare në protestat për Klodian Rashën.

Ai tha se ka përgjime dhe sms nga shërbimi sekret që demonstrojnë këtë gjë dhe se 3 mesazhe të tilla ai i ka parë vetë.

Shiko, protesta ka vlerë, jeta e Klodianit është më me vlerë se çdo semafor, tabelë dhe pemë e Tiranës. Unë e kam thënë që në protesta do ketë dhunë dhe do jetë pas saj opozita që nuk do dalë hapur dhe kështu ndodhi.

Shërbimet sekrete dhe ato aleate në Shqipëria kryejnë shumë përgjime bisedash telefonike dhe ata kanë biseda të njerëzve të opozitës ku tregohet dhe faktohet se shumë persona kanë orientuar veprimet në protesta.

Dhe kur krerët diplomatike kanë takuar opozitarët nuk kanë shkuar kot, por si pasojë e një informacioni që ata kanë pasur nga burimet sekrete.
Po të them madje dhe se çfarë do ndodhë më tej. Do organizohet një protestë e madhe, zyrtarisht një protestë nga opozita, si model për tu treguar ndërkombëtarëve ne jemi paqësor. I kam parë vetë 3 sms personalisht.”, tha Spahiu.

Top Channel