Kosovë/ Zemaj: 20 për qind e vaksinës anti-covid do të jetë falas

15/12/2020 15:12
Armend Zemaj

Gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj lidhur me menaxhimin e situatës me COVID-19 tha se ulja e rasteve me koronavirus ka ardhur për shkak të masave që janë ndërmarrë.

Ai tha se masat e reja ndërmerren në varësi të numrit të të infektuarve në vend, ndërsa shqetësuese theksoi ai mbetet numri i lartë të vdekjeve.

 “Me trendin e tanishëm të rasteve pozitive dhe ngarkesën e spitaleve dhe QKUK-së nënkuptohet se do të jenë në fuqi masat e ndërmarra në nëntor. Situata analizohet dhe varësisht nga projeksionet që kemi bërë në dy javët e fundit kemi stagnim të virusit. Masat duhet të vazhdojnë me një intensifikim të shtuar për të ndikuar në ulje të lakores së infektimit. Shqetësuese është numri i rasteve të të vdekurve. Kemi rënie të rasteve pozitive më pak se 15 për qind”, tha ai.

Gjithashtu, ai bëri të ditur se më 7 dhjetor ka nënshkruar aplikimin për vaksinën anti-covid, teksa njoftoi se Kosova është në mesin e 92 vendeve ku 20 për qind të vaksinës do ta jetë falas.

Top Channel