Fotot/ Përgjigja del për 30 minuta, si kryhet procesi i testit të shpejtë për Covid-19

15/12/2020 14:36

Prej disa ditësh në Shqipëri ka nisur aplikimi i testeve të shpejta që zbulon në pak minuta nëse je i prekur nga koronavirusi.

Por si bëhet test i shpejtë?

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka shpjeguar më parë se testi bëhet kur i sëmuri ka një ngarkesë virale të lartë. Pra në 5 ditët e para të infektimit.

“Nëse kemi një person që do duhet të testohet përtej 5 ditëve të para do bëhet testimi me PCR” tha ajo.

Po ashtu, Bino theksoi se ky është një test shumë specifik dhe nuk ka nevojë të përsëritjes së tij për të konfirmuar rezultatin. “Nëse është pozitiv është vërtet pozitiv. Për 30 minuta merret përgjigja. Lehtëson hetim epidemiologjik në kohë reale” tha ajo.

Ndërkohë LSA ka sjellë edhe disa foto gjatë bërjes së këtij testi. Për më tepër ju ftojmë të ndiqni galerinë e mëposhtme.

FOTO GALERI
1/28

Top Channel