Foto e Ramës në një dyqan në New York, Rama: Ja ku dhe çfarë po blija…

15/12/2020 12:44

Disa ditë më parë, teksa kryeministri Edi Rama ishte në SHBA për të negociuar lidhur me sigurimin e vaksinës anticovid, në rrjet u shpërnda nja foto teksa kryeministri shihej në një dyqan.

Sipas Ramës, ai ishte në një kancelari bojrash dhe nuk ka bërë ndonjë krim.

“Ne kemi shkuar në New York se e ka rregull karantinim tre ditë. Na është dashur të shkojmë tre ditë përpara. Me mirëkuptim të tyre s’kemi qenë të burgosur në hotel. Nuk me keni parë as të Gucci as të Cuci. Më kanë bërë fotografi në një dyqan bojrash. Kancelari. Sa për dijeni edhe sikur të isha në një dyqan tjetër nuk do ishte krim. Por unë kur shkoj jashtë, nëse  blej ndonjë gjë janë ose bojra”

Top Channel