U zhvillua sot te sheshi ”Liria” në qendër të qytetit protesta e radhës në Durrës.

Të rinjtë protestues kanë improvizuar një ceremoni funerale dhe me një arkivol në duar mbi të cilin shkruhet ”Kush është tjetri?” i janë drejtuar godinës së Drejtorisë së Policisë Vendore.

Brenda harkut kohor të një jave, kjo është protesta e tretë e organizuar në qytetin e Durrësit kundër dhunës policore dhe vrasjes së Klodian Rashës.

Por ndërkohë Shërbimet policore kanë ndërhyrë duke i dhënë fund marshimit të protestuesve drejt godinës së policisë me arkivolin ku simbolikisht është varrosur shpresa e shqiptarëve dhe drejtësia për Klodianin.

Mes protestuesve ka dhe të shoqëruar. Në cilësinë e provës materiale është bllokuar nga policia dhe arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar dhe mbishkrimet.

Mes të rinjve dhe protestuesve ka pasur dhe përplasje verbale, po policia nuk e ka toleruar duke e konsideruar të paligjshëm organizimin e protestës.

Top Channel