Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 2 milionë e 400 mijë.

Gjithsej 2.404.414 persona deri më tani kanë rezultuar pozitiv me virusin në mbarë kontinentin, pasi në 24 orët e fundit janë infektuar edhe 11.353 persona, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë.

Ndërkaq, numri i të vdekurve si pasojë e pandemisë ka arritur në 55.740, me një rritje prej 312 viktimash në 24 orët e fundit. Shifra më e lartë e viktimave është regjistruar në Afrikën e Jugut me 23.451 të vdekur, pasuar nga Egjipti me 6.943 dhe Maroku me 6.659.

Në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje. Për sa i përket numrit të të infektuarve, ai ka arritur në 866.127 në Afrikën e Jugut, ndërsa pas saj radhiten Maroku me 400.826 raste dhe Egjipti me 122.086.

Deri më tani, 2.033.838 persona të infektuar janë shëruar.

Top Channel