Covid-19/ Sa viktima dhe sa raste të reja u shënuan gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci

15/12/2020 13:19

Në 24 orët e fundit, 2.360 raste të reja me koronavirus u regjistruan në Kroaci dhe 73 njerëz ndërruan jetë, njoftoi Selia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Sot, gjithsej 21.861 raste janë aktive, 2.897 pacientë ndodhen në spital dhe 304 prej tyre gjenden në një aparat respirator.

Që nga fillimi i epidemisë, 179.718 njerëz të infektuar me koronavirus janë regjistruar në Kroaci, 2.778 kanë ndërruar jetë.

Është raportuar shërimi i 155.079 pacientëve, nga të cilët 3.195 në 24 orët e fundit. Janë 51,108 njerëz në izolim. Deri më tani janë testuar 896.828 mostra, nga të cilat 8.748 në 24 orët e fundit.

Top Channel