Avioni rus MC-21, i konceptuar nga Moska si një konkurrent ndaj Boeing dhe Airbus, edhe pse projekti është shënjuar nga sanksionet, ka bërë fluturimin e tij të parë me një motor të prodhuar në vend.

Avioni i pasagjerëve MC-21, i projektuar për distanca mesatare bëri një fluturim testues që zgjati 1 orë e 25 minuta. Përveç motorit, avioni ka edhe pjesë të krahëve të bëra nga një kompani ruse pasi qeveria e shteteve të bashkuara nuk lejoi blerjen e materialeve nga një kompani amerikane.

Fluturimi i parë, sinjalizon se Rusia ka mundur të anashkalojë sanksionet amerikane duke rikthyer projektet e saj aerospaciale në shina, pas një vonese domethënëse.

Për zyrtarët rusë, kjo është një përpjekje e madhe e shkencëtarëve, projektuesve, inxhinierëve etj, që kanë krijuar një avion të një gjenerate të re që e kthen Moskën në majat e ligës së aviacionit botëror.

Top Channel