Kushëriri i vëllezërve Gjini, Anton Keli 51-vjeç u vra sot në Rrëshen. Ndërkohë mësohet se në Rrëshen kanë zbarkuar tashmë forcat e RENEA, FNSH dhe drejtori i policisë kriminale Tonin Voca.

Por si ndodhi atentati ndaj tij? Anton Keli sapo ka hapur derën e automjetit të tij është qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur.
Me plumba në trup ai është drejtuar për në marketin e lagjes ku ka treguar që e kanë plagosur por me të njoftuar dhe mbërritur ambulanca ai ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës se tij.

Në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja por nuk dihet akoma se sa prej tyre kanë kapur në trup 51 vjeçarin.

Vrasja e 51 vjeçarit Anton Keli, kushëriri i Armando Gjinit dhe Preng Gjinit, vijon sagën e vjetër të hakmarrjes në Mirditë.

Në 4 vitet e fundit nga përplasja mes dy fiseve Gjini dhe Reçi janë ekzekutuar disa persona në Belgjikë, Romë dhe Shqipëri. Sajmir Jaku, Gasper Reçi, Kreshnik Gjini, Tonin Gjini dhe Kastriot Reçi janë viktimat e hakmarrjes së egër mes dy fiseve.

Top Channel