Burime për Top Channel bëjnë me dije se është ndaluar shefja e shërbimit të Provës në Laç, Lindita Leçaj, nën akuzën për korrupsion.

Mësohet gjithashtu se ndalimi i saj është bërë përmes personave të infliltruar, por ende nuk mësohen detaje të tjera për rastin që akuzohet apo nëse ajo do të arrestohet apo ndiqet ne gjendje të lirë.

Ndalimi i saj u bë pas hetimeve nga krimi ekonomik nën drejtimin e prokurorisë Kurbin.

Lajçaj është akuzuar edhe më herët për humbje dosjesh.

Në një njoftim të bërë nga Ministria e Drejtësisë thuhet se është firmosur urdhri për pezullimin e menjëhershëm nga puna i shefes së shërbimit të Provës, Lindita Leçaj.

‘Në vijim të informacioneve mbi ndalimin me urdhër të Prokurorisë Kurbin të shtetases Lindita Lelçaj me detyrë Drejtore e Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Kurbin, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka firmosur urdhrin për pezullim të menjëhershëm nga puna. Urdhri i Ministres së Drejtësisë mban datën 15.12.2020.’

Top Channel