A do të mbetemi të infektuar edhe pas vaksinës së Covid-19?

15/12/2020 14:02
Vaksina Covid-19

Pas daljes së vaksinës kundër Covid-19, autoritetet në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë po vlerësojnë të dhënat për autorizimin e përdorimit të vaksinave të ndryshme kundër Covid-19, që i kanë kaluar tashmë testet klinike, por një pyetje e re ka filluar të debatohet midis ekspertëve.

Pyetja ka të bëjë me premisën që vaksinimi do të jetë në gjendje të shmangë simptomat dhe zhvillimin e sëmundjes; a mbeten infektivë ndaj të tjerëve njerëzit që vaksinohen dhe më pas bien në kontakt me SARS -Cov-2?

Komuniteti shkencor nuk ka ende një përgjigje të qartë dhe përfundimtare. Ilaria Kapua, deklaroi:

“Cilido që vaksinohet kundër koronavirusit, mund të infektojë dhe t`ua transmetojë sëmundjen të tjerëve në rast se nuk mban maskë. Kur flasim për efikasitetin, ne i referohemi sëmundjes. Ka shumë pak vaksina që sigurojnë një imunitet steril, ku virusi është i padepërtueshëm”, tha Ilaria.

Në një raport mbi funksionimin e vaksinave, Organizata Botërore e Shëndetësisë theksoi se shumica e tyre kanë si synim kryesor “parandalimin e sëmundjes”, dhe jo domosdoshmërisht “mbrojtjen nga infeksionet”.

Pastaj janë disa vaksina si ato kundër hepatitit A apo virusit të papilomës njerëzore (Hpv), të cilat kanë dëshmuar të jenë efektive si kundër sëmundjeve simptomatike ashtu edhe kundër atyre asimptomatikë:një lloj mbrojtje e dyfishtë, që është pikërisht ajo që Kapua e quan imunitet steril.

Për ta kuptuar më mirë debatin, është e rëndësishme të bëhet një dallim midis infektivitetit për shkak të virusit (apo një përbërësi të vetëm të tij) që përmban vaksina, dhe infektivitetit për shkak të kontaktit me virusin e vërtetë, që jeton në botën e jashtme.

 “Vaksinat përmbajnë viruse të vdekura, të çaktivizuara ose të dobësuara. Disa nga përbërësit e tij individualë, siç është ARN mesazhere. Në çdo rast, këta janë patogjenë që nuk janë absolutisht në gjendje të shumohen. Për këtë arsye nuk ka asnjë arsye për të menduar se virusi që përmban një vaksinë është i aftë të shumohet vetë ose t’a bëjë atë infektiv për të tjerët. Realiteti faktik është se me siguri vaksinat kandidate më premtues, janë dëshmuar mbi 90 për qind efektive, që është një shifër e jashtëzakonshme për uljen e rrezikut të zhvillimit të sëmundjes. Por këto të dhëna nuk kanë të bëjnë me ndalimin e infeksionit tek ai që vaksinohet. Ne nuk kemi elementë të mjaftueshëm për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje. Kështu që tani për tani nuk mund të themi asgjë përfundimtare”- shprehet ai. Dhe nuk mund të qetësohemi duke parë vaksinat e tjera, pasi thekson Andreoni “është e vështirë të mendosh për modelet e vaksinimit dhe patogjenë që janë kaq të ndryshëm nga njëri-tjetri”, tha Ilaria.

Masimo Andreoni nga Universiteti Tor Vergata i Romës, thotë se për momentin, është e pamundur të thuhet me siguri nëse vaksinat kundër  Covid japin imunitet steril apo jo.

Një nga studimet e pakta të kryera në lidhje me këtë temë, i botuar majin e kaluar, kishte treguar se majmunët e vaksinuar me vaksinës kandidate të AstraZeneca ishin të mbrojtur nga pneumonia e shkaktuar nga infeksioni Sars-Cov-2 , por kishin ende një ngarkesë të lartë virale në rrugët e sipërme të frymëmarrjes

Kjo gjë mund të nënkuptojë se ata ishin ende në gjendje që të përhapnin virusin, edhe pa u sëmurur vetë. Ky nuk është një lajm i shkëlqyer, por as i keq. “Ne duhet të shohim gjysmën plotë të gotës”- thotë Vinsent Mynster, një nga autorët e studimit.

“Transformimi i sëmundjes nga pneumonia në një të ftohur të zakonshme,mbetet një hap i madh përpara”, tha ai. Sigurisht, nëse do të ishte kështu, kjo do të thotë që imuniteti i tufës aq shumë i dëshiruar, do të jetë edhe më i vështirë për tu arritur. Por për momentin nuk mund ta dimë me siguri këtë gjë.

Top Channel