52% e shqiptarëve nuk pranojnë të vaksinohen, Zaçe Islami: Shyqyr se do jetojnë!

15/12/2020 14:25

Rrezik për shëndetin e ka cilësuar vaksinën avokati Zaçe Islami.

Sipas Islamit, njerëzit po trajtohen si kavje: “Që një vaksinë të hidhet në përdorim duhen 10 vjet, këta po e bëjnë për 3 muaj, duan të zvogëlojnë popullsinë”.

Në diskutimin që u zhvillua në emisonin “Shqipëria live”, Top Channel, i të njëtit mendim me avokatin ishte dhe inxhinieri Sazan Guri. Guri nuk nguron ta konsiderojë Covid-19 një virus që hiqet nga duart me një larje të thjeshtë, duke mos e konsideruar të nevojshme marrjen e vaksinës.

Në lidhje direkte ishin mjekë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, ku ndër të tjera theksuan rëndësinë e vaksinimit të popullsisë, por duhet marrë pëlqimi i çdokujt.

Top Channel