Shuhet në moshën 89-vjeçare romancieri i veprave të spiunazhit dhe ish-spiuni britanik

14/12/2020 13:24
John le Carré

Romancieri i veprave të spiunazhit dhe ish-spiuni britanik, John le Carré ndërron jetë nga pneumonia në moshën 89-vjeçare.

“Me trishtim të madh unë duhet të ndaj lajmin se David Cornëell, i njohur në botë si John le Carré, vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër (që nuk ishte e lidhur me COVID-19) në Cornwall të shtunën në mbrëmje, 12 dhjetor, 2020. Ne kemi humbur një figurë të shkëlqyer të letërsisë angleze, një njeri me zgjuarsi të madhe, dashamirësi, humor dhe inteligjencë. Kam humbur një mik, një mentor dhe një frymëzim”, tha Jonny Geller në një deklaratë.

I lindur si David Cornwell në vitin 1931, Le Carré punoi për shërbimet britanike të inteligjencës MI5 dhe MI6 gjatë viteve 50 dhe 60.

Le Carre është i njohur për veprat e tij të tilla si: “The Spy Who Came in from the Cold” (1963), “The Looking Glass War” (1965), “Tinker Tailor Soldier Spy” (1974), “Smiley’s People” (1979), “The Little Drummer Girl” (1983), “The Night Manager” (1993), “The Tailor of Panama” (1996), “The Constant Gardener” (2001), “A Most Ëanted Man” (2008) and “Our Kind of Traitor” (2010).

Shefi aktual i MI6, Richard Moore, gjithashtu shprehu ngushëllime për Le Carré në Tëitter.

“Me keqardhje dëgjova lajmet për John Le Carré. Një gjigant i letërsisë që la gjurmët e tij në MI6 përmes romaneve të tij të shkëlqyera. Mendimet e mia janë me familjen, miqtë dhe simpatizantët e tij. Ngushëllime nga të gjithë në River House”, shkroi Moore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA