Ka përfunduar sot dita e gjashtë e protestave për vrasjen e të riut Klodian Rasha.

E ftuar në “Open” për ditën e sotme, Iris Luarasi është shprehur se në dijeninë e saj nuk ka të mitur në komisariate. Edhe në rastin e të miturve që kanë qenë atje janë thërritur prindërit. Janë të mitur që janë ndaluar dhe më pas janë liruar.

Iris Luarasi: Çdo njeri që do të protestoj ka të drejtën të protestoj, por nga ana tjetër të gjithë ne që kemi të drejtë të protestojmë duhet ta bëjmë në mënyrë paqësore. Ajo që mendoj se ndryshoj sot ishte mosha e pjesëmarrësve në protestë, nuk kishte më fëmijë. Në fakt e gjithë kjo që ka ndodhur në media, për mënyrën a po përdoren fëmijët në protesta.

Nuk e di se çfarë ka ndryshuar, mendoj se në ditët e sotme të tërë mund të kemi arsye për të protestuar.

Do të ishte e udhës të merrej këtu një njeri që përfaqëson policinë dhe të pyetej se çfarë njerëzish ka në komisariate. Në dijeninë time nuk ka të mitur nën moshën 14 vjeç në komisariate. Edhe në rastin e të miturve që kanë qenë atje janë thërritur prindërit. Janë të mitur që janë ndaluar dhe më pas janë liruar.

Top Channel