Protesta për Klodianin/ Gjekmarkaj në Open: Revoltë e rinisë, ka pabarazi të madhe mes fëmijëve shqiptarë

14/12/2020 22:41

Në ditën e gjashtë e protestës së sotme për vrasjen e Klodian Rashës nuk u raportua për asnjë incident dhe ka vijuar në heshtje për rreth dy orë e gjysmë. Protesta për vrasjen e Klodian Rashës është tema e diskutimit në Open në Top Channel.

Analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në emision tha së të rinjtë kanë protestuar për të treguar revoltën e tyre ndaj pabarzive që u janë bërë.

“Me vjen keq për dhunën dhe prishjen e semaforëve, por kur ske asnjë mjet tjetër edhe dhuna tregon reagim. Ata fëmijë protestuan për pabarazitë e bëra. Ka një pabarazi të madhe ndaj fëmijëve shqiptarë në këto 30 vite. Ata nuk janë të barabartë me fëmijët e pushtetit.

Një fëmijë deputeti është i privilegjuar në çdo fushë të jetës. Nuk ka barazi mes fëmijëve shqiptarë.

Top Channel