Nëna merr hakun e të bijës duke kapur një nga një 10 vrasësit e kartelit meksikan (fotot)

14/12/2020 19:29

Miriam Rodriguez mori drejtësinë në dorën e saj pasi bija e saj 20 vjeçare Karen, u mor peng dhe u vra nga karteli Los Zetas në San Fernando të Meksikës.

Ajo krijoi mjete të rreme identifikimi dhe përdori maskime për të gjurmuar dhe zbuluar vrasësit e të bijës, njëri pas tjetrit.

Në historinë e saj reale të ngjashme me filmin amerikan “Taken”, Rodriguez ndoqi e palodhur vrasësit, që i përkisnin kartelit famëkeq meksikan të drogave ‘Los Zetas’.

Brenda tre vjetëve pas vdekjes së Karen, Miriam ndihmoi në kapjen thuajse të gjithë pjesëmarrësve te pengmarrjes që ishin ende në jetë, në një zonë ku zyrtarët ishin tepër të tmerruar për të bërë drejtësi ndaj anëtarëve të kartelave të fuqishme te drogës.

Rrjedhimisht kjo i kushtoi jetën edhe vete Miriam e cila vdiq në San Fernando të Meksikës, kur sulmuesit e vranë në shtëpinë e saj.

Në rrugëtimin e saj për të çuar të organet e drejtësisë vrasësit, ajo ndryshoi pamjen e saj duke prerë flokët dhe duke u maskuar në role të ndryshme si punonjëse e shëndetësisë apo zyrtare zgjedhjesh, për të arritur te emrat dhe adresat e vrasësve, shkruan New York Times.

Miriam u takua me anëtarë të familjeve të tyre për të përfituar detaje te hetimit, të cilin më pas ua kalonte autoriteteve për kryerjen e arrestimeve.

Në një prej rasteve ajo gjurmoi “shitësin e luleve”, i cili megjithse e njohu, asokohe 56 vjecarja Miriam, arriti ta hidhte përtokë duke i mbajtur pistoletën në kokë, duke e kërcënuar nëse lëvizte do te qellonte.

Miriam u kthye në një heroinë në qytezën e saj për ndjekjen e anëtarëve të kartelit, dhe një pllakatë bronzi është vendosur në nder të saj në sheshin kryesor.

Ajo i kishte thënë bijës tjetër Azalea se nuk do të gjente qetësi derisa të gjente ata që kishin marrë Karen.

Fushata e saj e pabesueshme e reflektuar në dosje, dëshmi dhe rrëfimet e kriminelëve që zbuloi, solli ndryshim në  San Fernando, të paktën për pak kohë. Djali i saj Luis, mori stafetën e grupit që ajo kishte krijuar, me prindër e të afërm të viktimave të tjera të pengmarrjeve në qytet, ne kembim te shperbleses.

I shkatërruar nga dhuna dhe lufta brutale mes fraksioneve të karteleve, nga vrasjet si ajo e 72 emigrantëve që kalonin në qytetet, dhe nga vrasja e vetë zonjës Rodríguez, San Fernando mbeti i heshtur për disa kohë.

FOTO GALERI
2/9
Rodriguez mori drejtësinë në dorën e saj pasi bija e saj 20 vjeçare Karen, u mor peng dhe u vra nga karteli Los Zetas

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA