Me Kinën funksionoi!/ Emiratet marrin vaksinën kineze

14/12/2020 19:52

Emiratet e Bashkuara Arabe nisën programin publik të vaksinimit kundër sëmundjes COVID-19, duke përdorur injeksionin e përgatitur nga gjiganti kinez i ilaçeve, Sinopharm.

Programi nisi në kryeqytetin Abu Dabi, me pjesëmarrjen e të paktën 45 spitaleve dhe klinikave. Programi i bën Emiratet e Bashkuara Arabe një nga vendet e para që nisin imunizimin masiv.Banorët në kryeqytet mund të rezervojnë falas takimin për vaksinë, përmes shërbimeve lokale shëndetësore.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë konfirmuar mbi 186,000 raste me COVID-19 dhe 618 vdekje. Vaksinën kineze e aprovoi edhe Bahreini, i cili më parë i kishte dhënë dritën jeshile edhe vaksinës së prodhuar nga Pfizer dhe BionTech. Edhe pse nuk dhanë shumë detaje mbi zgjedhjen e tyre, autoritetet vendase theksuan se vaksina e Sinopharm ka rezultuar 86% efikase.

Maroku gjithashtu po përgatitet një program ambicioz vaksnimi me prodhimin e Sinopharm, e cila përdor një teknologji më të vjetër, e të testuar tashmë dhe të ngjashme atë të imunizimit nga poliomeliti. Ndërsa Pfizer dhe Moderna përdorin vaksina të tipit mRNA dhe këmbëngulin se janë 95% te efektshme.

Top Channel