“Jo politikë”/ Dita 6-të e protestës, nis marshimi nga sheshi ‘Skëndërbej’ drejt Kryeministrisë

14/12/2020 19:21

Ka nisur dita e gjashtë e protestës për vrasjen e Klodian Rashës, nga efektivi i policisë.

Protestuesit në Tiranë kanë nisur marshimin nga sheshi Skëndërbej drejt Kryeministrisë.

Pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, nga posti i Ministrit të Brendshëm, tashmë ata kërkojnë edhe largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe lirimin e të arrestuarëve.

Thirrjes për protestë i janë përgjigjur vetëm disa qytetarë, ndërsa situata paraqitet e qetë.

“Jemi një vend shumë i vogël dhe ligji bëhet me vdekje”, dëgjohet të thotë një prej protestueseve.

“Dhuna nuk hiqet me dhunë, por me mirëqenie, me drejtësi. S’ka politikë, kush vret vritet. Dhuna sjell vetëm dhunë, trajtimi i keq sjell vetëm keqtrajtim. Përçarja krijon më tepër drama. Gjuha e urrejtjes krijon më tepër përçarje. Duhet të mbrojmë interesat e shqiptarëve ”, shprehet një tjetër qytetare.

“Jo politikë, jo politikë”, dëgjohet të thotë turma e mbledhur në sheshin Skëndërbej.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel