Hyseni: Ku ishte ti në 21 Janar? Abilekaj: Isha në bulevard, kam thënë që është vrasje shtetërore

14/12/2020 22:29

Një debat i fortë ka qenë ai mes deputeti të PS, Alket Hyseni dhe gazetarit Abilekaj, sonte në “Open”.

Duke folur për të miturit që kanë qenë pjesë e protestave të dhunshme për vrasjen e Klodian Rashës, Hyseni i drejtohet Alibekaj duke e pyetur se ku ka qenë ai në protestën e 21 janarit. Protestë e mbajtur në 2011 u mbyll me katër viktima, tre të vrarë me armë zjarri në harkun e dhjetë minutave dhe një i plagosur rëndë që do të ndërronte jetë pak ditë më vonë.

Demonstruesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda vdiqën atë ditë, shtatë të tjerë u plagosën, mes të cilëve Aleks Nika, i plagosur rëndë ndërroi jetë në një spital në Turqi.

Hyseni: Ku ishit ju zoti Abilekaj dhe disa analistë kur u vranë katër veta në bulevard, kur një pjesë e madhe u rreshtuat pro vrasjes dhe nuk kundërshtuat? Ku ishit ju kur u vranë 26 veta të Gërdecit dhe nuk gjetët kurajon një pjesë?

Abilekaj: Unë kam thënë që është vrasje shtetërore dhe kam qenë në bulevard në 21 janar.

 

Top Channel