Ditën e sotme ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në pesë” nga Bieta Sulo, Goldi Halili, e cila foli për çështjen e pengjeve të këtij viti dhe dëshirat për Vitin e Ri.
Ajo tha se ka qenë një vit i vështirë dhe se ka një kukull me emrin Stela që e ruan që nga mosha 5-vjeçare, ku e ka shoqëruar në rrugëtimin e saj.
“Ka qenë një vit i trishtë, kam një kukull ku e ruaj diku nga mosha 5 vjeç dhe e ka emrin Stela ku më ka shoqëruar në rrugëtimin tim ku gjej ngrohtësi. 4 këpucët gjithmonë i mbushim me dëshirat sekrete, ku mund ti hapim në Vitin e Ri. Im vëlla është i fiksuar pas gjesteve të vogla ku kujtojnë një element sportiv, ku priste të gjente vlerë monetare, por unë e kisha mbushur me letra dhe u zhgënjye. Nuk mund të them që e kam të ndaluar ngrënien e biskotave, por me mamanë time kuptohem me një shikim, por e ka merak pjesën e tepricës së një gjëje, ku ajo më rikujton bilancet për të avancuar drejt një rruge pozitive. Çdo njeri duhet të ndihet rehat në lëkurën e tij, por para se të dilja në lidhje direkte më tha se kam shpenzuar kohë për t’i bërë biskotat dhe unë jam transparente. Kam shumë ëndrra që lidhen me artin që bëja dikur dhe e kam lënë peng ku nuk e di si do ti risjell në vëmendjen time, por këtë vit do të bëj diçka që të kënaqem unë dhe pengu është që nuk bëra asnjë plan artistik, dhe pengu tjetër është që nuk kam udhëtuar tek të afërmit, ku çdo pengesë është e përkohshme dhe jo definitive”, tha Goldi Halili.
Top Channel