‘Beqaj jeton në luks, poston karkaleca e shqiptarët skanë çfarë hanë’- Abilekaj përplaset me depuetetin Ilir Beqaj

14/12/2020 22:34

Në ditën e gjashtë e protestës së sotme për vrasjen e Klodian Rashës nuk u raportua për asnjë incident dhe ka vijuar në heshtje për rreth dy orë e gjysmë.

Protesta për vrasjen e Klodian Rashës është tema e diskutimit në Open në Top Channel.

Deputeti i PS, Ilir Beqaj tha se protestat në Shkodër u nxitën nga kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi.

Ndërkohë Gjekmarkaj tha se duhen prova dhe jo të bazohen në thirrjet e saj para 1 viti.

Nga ana tjetër deputeti i PS-së, Alket Hyseni tha se këta të rinj që dalin në protestë janë rrugeçër dhe policia bën mirë që i shoqëron.

Gjekmarkaj: Ka thënë para një viti që do përdor molotov, argument është ky. Beqaj po e gjykon nga biografia. Çfarë provash keni ju për Voltana Ademin. Këto janë si termat që u përdornin për Azem Hajdarin që thoshin ishte rrugaç.

Hyseni: Rrugaçi nuk ka ngjyrë, as krimineli.

Gjekmarkaj: Kjo qeveri ka prishur garën e kushteve dhe mundësive në Shqipëri. Fëmijët nuk kanë mundësi të hyjnë në garë.

Hyseni: Mos bëj populizëm me fëmijët. Ata janë rrugeçër dhe policia bën mirë që i shoqëron ata. Nuk ka asnjë rast arrestimi të të miturve. Janë shoqëruar, janë pyetur dhe janë çuar te familja.

Vasili: Cilat janë provat që keni?

Beqaj: Po e përsëris, frymëzimi është politik, organizimi është politik. Në krye të protestës janë drejtues politikë.
Përdorin dhe fëmijët që shprhin zemërimin. Dua t’ju bëj një ilustrim. Për fat të mirë në Shkodër nuk u prek pema e vitit të ri. Pse digjet pema e vitit të ri në çdo qytet dhe nuk digjet në Shkodër.

Beqaj: Policia e Shtetit ka qenë në akuzë për shumë gjëra këto ditë. Njëherë që ka qenë shumë e dhunshme, njëherë që s’ka vepruar. Siç e kam thënë ndihem më i çliruar që janë djegur orenditë e selisë së PS se sa të kisha një fëmijë të lënduar.

Abilekaj: Beqaj jeton në luks, poston në Instagram karkaleca dhe haviar, ndërkohë që njerëzit vuajnë për bukë.

Abilekaj: E dini pse dalin këta adoleshentat, se ata të pasurit kanë lekë, prindërit u kanë nga një biznes, nuk ndihen të përjashtuar nga shoqëria, as nuk gjykohen.

Hyseni: Ata fëmijë atje janë nxjerrë para se e dinë që s’kanë përgjegjësi ligjore. Këta kështu bënin dhe në Lazarat, nxirrnin gratë dhe fëmijët para kur vinte policia. Ne kemi zgjedhur të mos merremi, do ia lëmë institucioneve. Do shikoni mesazhe politike për organizimin e fëmijëve. Kontakte me elementë kriminalë.

Top Channel