Aeronautika: Pista e re rrethore të uljes së avionëve rrit kapacitetin, shmang erërat, aksidentet (Foto-video)

14/12/2020 21:50

Pistat ajrore rrethore mund të revolucionarizojnë aviacionin komercial dhe në të njëjtën kohë të rrisin kapacitetin e aeroporteve deri në vitin 2050, ka thënë së fundmi një shkencëtar i njohur holandez.

Ndërtimi i një piste rrethore 2.2 milje të gjerë me perimetër rreth shtatë milje (11.2 km) rrotull qendrës së aeroportit, mund të lejojë volume më të mëdha trafiku ajror, si dhe uljen e ngritjen e disa avionëve njëherazi.

Dizajn i ri besohet se është më i sigurtë se ato të pistave të zakonshme pasi eviton erërat në drejtime të ndryshme, tha Henk Hesselink, inxhinier i qendrës euronautike mbretërore holandeze.

Pa erërat që ndalojnë dhe vonojnë fluturimet, avionët komerciale do të ishin të aftë të ngriheshin e uleshin më shpesh, duke rritur kap[acitetin e aeroporteve.

Duke qenë të aftë të ulen nga çdo drejtim, avionët nuk do të detyrohen më të fluturojnë mbi qendrat rezidenciale duke reduktuar kështu dhe ndotjen akustike.

Pista rrethore pa fund, do të ketë tendencë nga pjesa e brendshme e rrethit teksa rrethon të gjithë aeroportin, e ngjashme me pistat e testimit të makinave të shpejtësisë.

“Ne duhet të rimendojmë trajtimin e aeroporteve, në lidhje me kapacitetin dhe mjedisin”, tha  Hesselink për mediat vendase. “Kjo mund të jetë një zgjidhje me të cilën avionët mund të ngrihen dhe ulen me të gjitha kushtet e motit.

Një pistë rrethore ajrore besohet se mund të përballoje trafikun ajror të katër pistave konvencionale, dhe zë më pak vend, tha Hesselink, duke shtuar se testimet kanë nisur.

“Pilotët e testimeve raportonin fillimisht se ishte diçka e çuditshme, por pas disa provash e konsideronin të mundshme”, tha Hesselink.

“Ne mund të vijojmë optimizimin e sistemit por vjen një moment kur hapat e vegjël nuk funksionojnë më dhe nevojitet një ide e re për rritjen e trafikut”, tha ai, duke shtuar se puna kërkimore është kryer në bashkëpunim me partnerë nga Holanda, Gjermania, Spanja e Polonia.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA