20 specie të reja dhe të humbura kafshësh rizbulohen në Andet e Bolivisë (Fotot)

14/12/2020 21:15

Shkencëtarët kanë njoftuar zbulimin 20 specieve të reja në zonën boliviane të vargmaleve Ande, si dhe të kafshëve apo bimëve që nuk ishin parë prej dekadash.

Pranë kryeqytetit bolivian të La Paz, gjendet lugina Zongo e njohur si “zemra” e rajonit. E ngritur në një rrëpirë të ashpër, malet e saj janë një thesar habitatesh të ruajtura mirë, ku lulëzon biodiversiteti.

Mes këtyre pyjeve studiuesit kanë zbuluar nepërkën “mountain fer-de-lance”, “gjarprin e flamurit bolivian” dhe “bretkosën liliput,” si dhe specie të mrekullueshme lulesh dhe fluturash.

Zbulimet e publikuara sot erdhën pas një ekspedite 14-ditore të fundit të 2017, e udhëhequr nga Trond Larsen i grupit jo-qeveritar mjedisor Conservation International.

“Në Zongo dëgjon zhurmat e natyrës, nga gjithfarë lloje insektesh, bretkosash e zogjsh, të shoqëruara nga ato të ujëvarave. Gjithçka është e mbuluar nga shtresa të trasha likenesh dhe bimësie të dendur”, tha Larsen për rrjetin CNN.

“Ne nuk prisnim të zbulonim kaq shumë specie të reja apo të rizbulonim specie që besonim se ishin të zhdukura”.

Një nga nepërkat më helmuese në botë ‘fer-de-lance’ ka dhëmbë gjigande dhe sensorë të fuqishëm nxehtësie me të cilat ajo ndjen prenë.

Ndërsa gjarpri i flamurit Bolivian e ka marrë emrin e tij nga ngjyra e kuqe, e verdhë dhe jeshile, i cili u zbulua mes bimësisë së ulët të pjesë të larta ta malit.

Një tjetër zbulim ishte ai i një prej amfibëve më të vegjël në botë, i quajtur për këtë arsye ‘bretkosa liliput’, vetem 1 cm e gjatë.

Me kamuflazhin e saj kafe dhe tendencën për t’u fshehur në shtresa të trasha likenesh, ajo është thuajse e pamundur të dallohet.

“Ne dëgjonim gjithë kohës zërin e tyre në pyll, por sapo u afroheshin ato bëheshin të qeta dhe nuk mund t’i dalloje”, thotë Larsen.
Lulgina e Zongo është e mbushur me lule arkide të formave të ndryshme, siç është dhe më e fundit e zbuluar ‘Goja e Adder’ e cila imiton insektet për t’i tërhequr e gënjyer në transferimin e polenit.

Edhe pse zbulimet janë të reja për shkencën, ato janë të ditura për komunitetet lokale indigjene.
Një bambu i sapo-zbuluar për shembull, përdorej rregullisht nga vendasit si material ndërtimi apo për instrumente muzikore.

Mes specieve të rizbuluara ishin “bretkosa sy-djall,” e zezë me sy të kuq, e cila ishte parë herën e fundit 20 vjet më parë dhe konsiderohej e zhdukur.

Disa nga kafshët e këtushme nuk gjenden askund tjetër në botë por Larsen thotë se shumica e botës së gjallë eshte e detyruar të përshtatet me ndryshimet klimatike.

“Vetëm duke mbajtur të hapura korridoret pyjore për kafshët dhe bimët ato do të mund të përshtaten ndaj kushteve në ndryshim. Mbrojtja e vendeve si Zongo është thelbësore përballë ndryshimeve klimatike.”

Përveç botë së egër zona është e rëndësishme dhe për popullatat indigjene njerëzore. Vendasit mbështeten te pyjet për materiale ndërtimi, ndërsa diga e Zongo furnizon me energji elektrike La Paz e më tej.

FOTO GALERI
1/12
"Thithesii kermijve"

Top Channel