Turqia raporton 218 të vdekur dhe 26.919 raste me coronavirus

13/12/2020 22:44

Turqia raportoi 26.919 infeksione të tjera me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 5.103 pacientë simptomatikë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i rasteve në Turqi arriti në 1.836.728 me shifrat e fundit, treguan të dhënat.

Ndërkaq, 22.215 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 1.603.780, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 16.417, me 218 viktima të reja.

Në gjithë vendin janë kryer mbi 181 mijë teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në mbi 21 milionë.

Numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 5.973, ndërsa është regjistruar rënie e shkallës së rasteve kritike.

Top Channel