U dënua me 15 vite burg, arrestohet në një lokal në Borsh Moisi Habilaj, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie
Për të pestën ditë me radhë, qytetarët në Tiranë protestuan për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga efektivi i policisë.
Protesta nisi në mënyrë paqësore në sheshin “Skënderbej” me thirrjet “Drejtësi për Klodianin”, derisa ata u shpërndanë pas rikthimit në shesh me anë të gazit lotsjellës.
Policia u kërkoi disa herë protestuesve që të shpërndahen, pasi tubimet mbi 10 persona janë të paligjshme për shkak të pandemisë, por marshimi i tyre vazhdoi.
Pas mbërritje në Kryeministri ata iu drejtuan Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku u përballën me policinë. Pasi disa të rinj qëlluan me gurë drejt policisë efektivët i shpërndanë ata me ujë dhe gaz lotsjellës.
Disa persona që nuk u bindën u shoqëruan në polici.
Ndërkohë duket se protestuesit e fundit kanë mbetur në sheshin ”Zogu i Zi”, ku dhe pritet të largohen menjëherë për të shënuar fundin e organizimit të sotëm si dita e pestë e revoltës, për vrasjen e të riut Klodian Rasha.
Top Channel