SHBA regjistron 242.099 raste të reja me COVID-19

12/12/2020 22:39

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 302.769, prej të cilëve 2.892 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 242.099, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 16.297.526.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 9,5 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në rreth 217 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 1,52 milion raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 35.421 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 9,8 milionë raste dhe Brazili me mbi 6,8 milionë.

Top Channel