Protesta për Klodianin, dita e tretë/ Përplasja mes të rinjëve dhe policisë rregjistruar nëpërmjet fotove

12/12/2020 06:54
Policet e rrethuar nga dhjetra te rinj demostrues qe kerkojne lirimin e nje prej te arrestuarve. Pas presionit te protestuesve, i riu arrin te largohet me pranga ne duar

Dita e trete e protestes se te rinjeve per Klodianin zgjati disa ore ndersa protestuesit u perhapen ne disa rruge te qytetit.

Gjatë protestës së djeshme, protestuesit kërkuan dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu. Protestuesit u mblodhën para kryeministrisë në orën 18.

Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë shpërndanë turmën që në fillim të protestës duke përdorur gazlotësjellës dhe makinat ujëhedhëse. Protestuesit pasi u larguan nga Kryeministria vazhduan protestën në disa lagje të Tiranës.

Me foto-galerinë e mëposhtme raportohen momentet që nuk u panë mbrëmë gjatë protestës. Ju ftojmë ta ndiqni. Fotot jane realizuar ne terren nga fotoreporteret e agjensise LSA.

FOTO GALERI
2/94

Top Channel