Rrëshqitje të gurëve shkëmborë/ Aksi Berat – Çorovodë, problematik! Drejtuesit e mjeteve, të rrezikuar
11/12/2020 11:56
Reshjet e rëna gjatë këtyre ditëve kanë sjellë problematika në aksin rrugor Berat – Çorovodë, saktësisht rrëshqitje të gurëve shkëmborë.
Rënia e tyre ka bllokuar një sens kalimi të këtij aksi rrugor. Punojësit e mirëmbajtjes së rrugës kanë mbërritur për të pastruar rrugën nga gurët e rënë në rrugë.
Ky aks rrugor është problematik, sepse mungojnë rrjetat mbrojtëse. Kështu drejtuesit e mjeteve janë të rrezikuar sa herë që kalojnë në këtë segment.
Top Channel