Nën thirrjet ”Poshtë diktatura” dhe ”Rama ik”, protestuesit  janë mbledhur fillimisht në sheshin kryesor të qytetit bregdetar të Durrësit.

Më të shumtë në numër se në protestën e parë ”Drejtësi për Klodianin”, protestuesit me qirinj në duar kanë marshuar në shesh dhe në rrugë, duke lëshuar thirrje të ndryshme kundër qeverisë dhe dhunës policore.

Gjatë protestës iu vu zjarri kazanëve të mbetjeve ndanë rrugës dhe u plasën kapsolla në shesh dhe përgjatë rrugës ”Aleksandër Goga” që përshkuan protestuesit për të mbërritura para Drejtorisë se Policisë Vendore Durrës.

Top Channel