Pandemia në Maqedoninë e Veriut/ 1.161 raste të tjera me COVID, 26 viktima
11/12/2020 22:03
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 1.161 raste të tjera të COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 72.044.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 26 viktima, duke e çuar numrin e viktimave nga ky virus në 2.077.
Numri i pacientëve të shëruar është rritur në 48.170, përfshirë 806 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 21.797.
Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 3.114 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 360.216.
Top Channel