Nuk humbin kohë, punonjësit e bashkisë rikuperojnë dëmet, Veliaj: Faleminderit shërbëtorëve të qytetit

11/12/2020 21:39

Pa u mbyllur ende mirë protesta, me dhjetra punonjës të ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës kanë dalë në terren për të pastruar rrugët dhe sheshet nga plehrat dhe shkatërrimet që turma e dhunshme la pas.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka postuar foto teksa shihen punonjësit që kanë dalë në punë për të rikthyer normalitetin.
“Faleminderit shërbëtorëve të qytetit”, shkruan Veliaj.

Gjatë këtyre tre ditëve, protestuesit  kanë shkatërruar që nga semaforët, stacionet e autobusëve, shtyllat e ndriçimit dhe stolat që përdoren kryesisht nga të moshuarit dhe prindërit me fëmijë të vegjël.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA